Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pinguini gjen gruan me një tjetër. Shikoni zënkën e ashpër me rivalin

(Video) Pinguini gjen gruan me një tjetër. Shikoni zënkën e ashpër me rivalin
November 06
15:38 2016

Dy pinguinë përgjaken pas një grindjeje të hidhur dashurie. Mendohet se ata nuk janë të aftë për luftim, por kjo video tregon se ata mbrojnë me forcë gjërat e tyre dhe luftojnë nëse provokohen.

Zakonisht pinguinët e përdorin sqepin e tyre për të gërmuar në tokë, por këtë herë ata e kanë përdorur si “armë” për të sulmuar njëri-tjetrin.

Kjo përplasje është regjistruar nga National Geographic. Fillimisht pinguini është kthyer në strofullën e tij, ku ka gjetur gruan me një tjetër pinguin mashkull. Aty ka filluar zënka midis pinguinëve, të cilët godasin herë pas here njëri-tjetrin. Gjatë kësaj zënke ata mundohen të mbrojnë organet e tyre gjenitale, por ky konflikt ka përfunduar me gjakderdhje.

Në fund ata kanë thirrur pinguinin femër për të zgjedhur midis tyre dhe ajo ka zgjedhur pinguinin e ri. Pas zgjedhjes së saj, ish- partneri ka vazhduar të sulmojë  mashkullin tjetër duke e goditur me sqep në fytyrë.

Pinguini i kërkon përsëri femrës të vendosë, por ajo zgjedh partnerin e ri./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje