(Video) Vizitori i “pazakontë” në Florida

June 03
12:43
2016
Lojtarët e golfit në Buffalo Creek, Palmetto, janë vizituar nga një “turist” tepër i pazakontë ditët e fundit: nga një krokodil.
Dhe jo nga një krokodil me përmasa të zakonshme, por 4,5 metra i gjatë.
“Isha i shokuar dhe pa fjalë”, – thotë për ABC Action News, Charles Helms, njëri nga personat e gjendur në fushë. “Nuk po e kuptoja nëse isha në një ëndërr apo në realitet. Përmasat e atij krokodili ishin gjigante për sytë e mi”.
Ndërkohë Wendy Schofield, punonjëse e fushës së golfit, i tha 3 News se krokodili ka qëndruar aty për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe se gjatësia e tij varionte nga 4,5 metra në 6 metra.