Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ulja në Hënë, e vërtetë apo trillim? Shihni këto pamje!

(Video) Ulja në Hënë, e vërtetë apo trillim? Shihni këto pamje!
April 28
19:40 2016
  1. Videoja që do të shihni më poshtë rizgjon diskutimet në internet!

    Shpesh ndodh që pak kohë pas një ngjarjeje të bujshme të dalin fakte, foto apo video të cilat dëshmojnë se ajo që ka ndodhur në të vërtetë ka qenë një trillim.
    Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me sulmet e shumëpërfolura të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A ishin vërtet sulme terroriste, apo thjesht një sajesë nga vetë autoritetet amerikane?

    Po zbritja në Hënë a ka ndodhur vërtet?
    A shkuan dhe u rikthyen astronautët prej andej?

    Në fakt, që atëherë është dukur disi e çuditshme një ngjarje e tillë historike, ku pjesëtarët e ekuipazhit u ulën në Hënë, bënë foto dhe u kthyen në Tokë sikur mos të kishte ndodhur asgjë e veçantë.

    Ajo që i shtoi dyshimet rreth mbërritjes së njeriut për herë të parë në Hënë ishte edhe transmetimi në kohë reale e asaj që po ndodhte.
    A ishin në gjendje aparaturat televizive të mundësonin një transmetim të tillë? E për më tepër, a ishin ato aq rezistente ndaj nxehtësisë, që mund t’i shkrinte në pak minuta?

    Thënë këto, përmendim edhe zbulimin e valëve radioaktive e vdekjeprurëse nga ana e Van Allen, sipas të cilit ato rrethojnë planetin tonë dhe madje as sot nuk mund të kalohen nga njerëzit.

Shperndaje