Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Trupa njerëzish nudo e të lyer me gjak. Kjo fushatë e vegjetarianëve spanjollë do t’ju habisë

(Video) Trupa njerëzish nudo e të lyer me gjak. Kjo fushatë e vegjetarianëve spanjollë do t’ju habisë
May 31
19:49 2016

Rreth 20 aktivistë vegjetarianë në Spanjë kanë dashur të tregojnë mizorinë (sipas tyre) të njerëzve që ushqehen me mish.

Mënyra që kanë zgjedhur për të dhënë mesazhin e tyre është disi e frikshme.

“Punoj sa herë të mundem me këta njerëz dhe besoj se këto aksione janë shumë të fuqishme, Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme”, – shprehet Cristina Lourdes, aktiviste.

Qëllimi i këtij grupimi është të promovojë një lloj diete pa mish e për këtë ka zgjedhur të nxjerrë në një shesh të Barcelonës disa njerëz nudo, të lyer me bojë të kuqe e të paketuar, për të krijuar imazhin e produkteve të mishit që hamë.

“Mendoj se herë pas here është e nevojshme të shohim anën tjetër të asaj që ndodh kur konsumojmë mish e ky këtu është një shembull i mirë për të treguar se ç’ndiejnë kafshët. Nuk na tregohet kurrë se çfarë ndodh, duke e parë nga këndvështrimi i gjallesave të tjera”, – shprehet një tjetër aktivist.

Ekzagjerim apo pasion i madh i një kauze me rëndësi? Shihni videon dhe gjykoni.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje