Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video skandal) Jeta e shthurur e terroristit Abdeslam: alkool, cigare dhe femra

(Video skandal) Jeta e shthurur e terroristit Abdeslam: alkool, cigare dhe femra
March 29
17:22 2016

Një video që i është dorëzuar CNN-it tregon terroristin Salah Abdeslam ashtu siç nuk e keni parë kurrë!

2 miq të tij, të cilët kanë preferuar të qëndrojnë anonimë, kanë dorëzuar këtë video për të treguar se njëri prej atentatorëve të sulmeve të Parisit, më 13 nëntor 2015, nuk ishte edhe aq i keq!

“E kam parë atë duke kërcyer, duke pirë cigare, alkool dhe duke u dëfryer. Mund të them se i pëlqejnë shumë femrat. Madje, me sa di, ka edhe një të fejuar”, – u shpreh njëri prej miqve të Abdeslam për CNN.

Kujtojmë se Salah Abdeslam u arrestua nga policia belge pak ditë më parë dhe po merret në pyetje për të mësuar informacione rreth përgatitjeve të sulmeve të nëntorit apo të ndonjë sulmi të mundshëm në të ardhmen.

Etiketimet
Shperndaje