Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Presidenti shtyp me bulldozer makinat luksoze të kriminelëve dhe trafikantëve të drogës!

(Video) Presidenti shtyp me bulldozer makinat luksoze të kriminelëve dhe trafikantëve të drogës!
February 07
22:06 2018

Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte është një nga liderët më të njohur në glob për luftën e paprecedentë ndaj kriminelëve dhe shkelësve të ligjit në vendin e tij.

Me urdhërin e tij, ushtria e Filipineve ka ekzekutuar mijëra trafikantë dhe konsumuesve të ndryshme iu është dhënë mundësia të deklarojnë në polici aktivitetin e tyre.

Tashmë, Duerte është vendosur sërish në qendër të vëmendjes me aktin e fundit, ku ka urdhëruar të shkatërrohen me bulldozer makinat luksoze dhe shumë të shtrenjta të kriminelëve ashtu siç duket edhe në videon e postuar nga “Washington Post”.

Mjetet e shkatërruara janë të markave si BMW, Mercedes-Benz, Audi apo Jaguar me vlerë 1.2 milion $. Hekuri i makinave do të përdoret për makina lodra. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje