Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Pastori gjerman që ka 2 gra: Mëkat? E pranon edhe Bibla!

(Video) Pastori gjerman që ka 2 gra: Mëkat? E pranon edhe Bibla!
June 11
13:12 2016

Thom Miller, pastori 61-vjeçar, jeton i lumtur me 2 gra dhe mendon se poligamia është e pranuar edhe nga shkrimet e shenjta.

Ai tashmë bashkëjeton me Belindan 44-vjeçare dhe me Reban 20-vjeçare, të cilat i konsideron dy gra-motra!
Që nga momenti që Reba lindi vajzën, Catherine, të tre prindërit kujdesen për të.

“Kemi të drejtën të kemi një fëmijë e të tre kemi të drejtën ta duam si familje. A po bëjmë mëkat? Ndoshta sipas mënyrës së gjykimit të të tjerëve, ama jo sipas tonës apo sipas Biblës”, – shprehet Thom, i cili beson se nuk ka asnjë të keqe në këtë marrëdhënie, të cilën të tre e kanë krijuar në mënyrë të natyrshme dhe me vullnet të plotë.

“Nuk mendoj se Belinda ndihet xheloze për fëmijën që linda, sepse ajo është fëmija i të gjithëve”, – thotë nëna e re, Reba.

Në të vërtetë, disi e çuditshme historia e këtyre njerëzve, jo vetëm për arsyen e bashkëjetesës treshe, por edhe për faktin se Thom e Belinda kanë gjithsej 18 fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme.

 

Etiketimet
Shperndaje