Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Nuk do ta besonit kurrë kush i ka “trokitur” në derë kësaj familjeje

May 04
19:54 2016

Po sikur të binte zilja dhe papritur të shihnit një krokodil në prag të derës?

Kjo ka ndodhur në Moncks Corner, në Karolinën e Jugut, ku një krokodil është parë të vërtitet në oborrin e një shtëpie dhe më pas ka tentuar t’i bjerë ziles së derës.

Kjo është filmuar nga Gary Rogers, një banor i kësaj lagjeje, i cili po shëtiste qenin e tij kur pa aligatorin në shtëpinë e fqinjit.

“Krokodili nuk ishte fare armiqësor. Dukej sikur po tentonte të kalonte gardhin dhe të shkonte në pishinën pas shtëpisë, por pastaj ai iu afrua shtëpisë dhe tentoi zilen e derës”, – tha Rogers për ABC.

Pasi askush nuk ia hapi derën, aligatori u largua duke lënë pas vetëm të gërvishturat në derë dhe në gardh. Falë Zotit e zonja e shtëpisë nuk ishte në banesë.

 

Etiketimet
Shperndaje