Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) NASA zbulon një panoramë të plotë të sipërfaqes së planetit Mars

(Video) NASA zbulon një panoramë të plotë të sipërfaqes së planetit Mars
April 29
10:48 2016

NASA ka zbuluar një panoramë të plotë të planetit Mars të marrë nga “Mastcam”  i makinerisë së agjencisë hapësinore “Curiosity Mars”, më 4 prill 2016.

Kjo panoramë është një regjistrim i detajeve të marra nga “Curiosity” rreth përbërjes gjeologjike dhe formave të sipërfaqes atje, që nga koha e mbërritjes, në gusht të vitit 2012.

Pamjet janë marrë nga maja e një mali të quajtur Naukluft.

NASA, për t’i bërë sa më reale pamjet se si sipërfaqja e Marsit do të dukej po të ishte në kushtet e ditës në Tokë, ka modifikuar pak ngjyrat.

Makinerisë që ka marrë fotot i është dashur të kalojë nëpër lloje të ndryshme terreni, derisa arriti në majën e malit Naukluft. Përbërja ranore e zonës, e dominuar nga shtresa e trashë e rërës, dëshmon për depozita të krijuara në epoka më të thata.

Krahas pamjeve që do të shihni në videon më poshtë, po ju listojmë edhe disa karakteristika të zbuluara nga “Planeti i kuq”.

1) Ky planet shihet si një terren i mundshëm për të zhvilluar jetën.

2) Në shkëmbinjtë e Marsit është gjetur karbon organik, i cili dëshmon mundësinë ekzistencës së qenieve të gjalla, shumë kohë më parë.

3) Metani është prezent dhe aktiv në këtë planet.

4) Copëza të mëdha shkëmbi të rëna për milje të tëra dëshmojnë se në zona të ndryshme mund të kenë ekzistuar lumenj.

5) Në të shkuarën, në Mars atmosfera ka qenë më e trashë dhe ka pasur më shumë ujë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje