Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Maçoku më i vjetër në botë mbush 31 vjeç

(VIDEO) Maçoku më i vjetër në botë mbush 31 vjeç
November 22
16:24 2016

Një maçok me nëntë jetë, ndoshta më shumë.

Nutmeg është maçoku më i vjetër në botë. Ai sapo ka mbushur 31 vjeç ose, nëse e përkthejmë në vite jetë njerëzore, nëse Nutmeg do të ishte njeri do të mbushte 141 vjeç tani.
Nutmeg jeton me pronarët e tij, Liz e Ian Finlay, në Angli, që prej vitit 1990. Atë vit ai u adoptua nga çifti dhe kanë jetuar të pandarë që prej asaj kohe.
Tashmë nuk dëgjon nga njëri vesh dhe i kanë mbetur vetëm 3 dhëmbë për shkak të moshës. Gjithsesi, në përgjithësi gëzon shëndet të plotë.
Maçoku më i vjetër i njohur nga Guinness është Corduroy, 26 vjeç, që jeton në Oregon të SHBA-ve, i futur në librin e rekordeve në vitin 2015. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje