Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) “Lëkura elektronike”, pajisja që do t’jua shndërrojë trupin në një ekran LED

(Video) “Lëkura elektronike”, pajisja që do t’jua shndërrojë trupin në një ekran LED
April 18
19:42 2016

Mendoni se orët “inteligjente” apo pajisjet që monitorojnë aktivitetin tuaj fizik janë objektet më të mirat teknologjike që mund të “vishen”? Jo, aspak!
Po sikur t’ju themi se mund ta shndërroni lëkurën tuaj në një ekran LED?

Pajisja elektronike e shpikur në Tokio është shumë fleksibël dhe e hollë (3 mikrometra=0,003 milimetra), pra 13 herë më e hollë se një fije floku.

Përveç faktit se një pajisje e tillë është shumë më e hollë se të mëparshmet, ajo prodhon pak nxehtësi – e rëndësishme kjo duke qenë se vendoset direkt në lëkurë – dhe mund të përdoret për një kohë të gjatë, pa harxhuar shumë energji.

“Një nga problemet më të mëdha të kësaj “lëkure elektronike” në të shkuarën ka qenë fakti se kur ekspozohej në ajër normal nuk rezistonte për shumë kohë”,– raporton Adi Robertson.

Zgjidhja? Studiues nga Universiteti i Tokios zbuluan se kësaj pajisjeje mund t’i futej një shtresë speciale mbrojtëse, e cila jo vetëm ndihmon në mbajtjen të bashkuar të të gjithë materialit, por edhe ndalon thyerjen apo dëmtimin nga përkuljet e lëkurës.

E pra, vitet e fundit teknologjia po bën hapa të mëdhenj përpara, gjë që ndikon jo pak në jetën tonë!
Në rastin konkret, si do të reagojmë ne? Do ta shohim “lëkurën elektronike” thjesht si një eksperiment i bukur apo do të mësohemi të lëvizim në rrugë me këto “tatuazhe” të shndritshme?

Komento
Shperndaje