Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kotelja ndërpret transmetimin “live” në Turqi

(Video) Kotelja ndërpret transmetimin “live” në Turqi
October 20
18:35 2016

Një emision në televizion mund të ndërpritet për një sërë arsyesh, si: defekte teknike, debate të dala jashtë kontrolli apo skandale që mund të ndodhin në transmetim.

Këto raste i kemi parë të gjitha, por që një mace të ndërpresë transmetimin e emisionit nuk e kishim parë më parë!

Në një televizion turk, gjatë “Goodmorning Denizil”, teksa gazetari po fliste, një mace është ngjitur nga karrigia në tavolinë, e pas disa “shëtitjesh” është ulur mbi laptop duke pushuar e qetë. Kjo nuk e ka penguar fare moderatorin, e cili ka vazhduar fjalën, paçka se në studio kishte një të ftuar mjaft të veçantë.

Videoja është postuar në faqen e “Goodmorning America” dhe mund të themi që është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në një transmetim “live”.

Macja është e adoptuar nga një punonjës i televizionit dhe është shoqëruesja e të gjithëve aty, duke u bërë gjithashtu pjesë e rëndësishme e TV-së. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje