Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kampionati Botëror i Hundëve, një hollandez bën diferencën

(Video) Kampionati Botëror i Hundëve, një hollandez bën diferencën
June 26
12:06 2016

Ndërkohë që e gjithë Europa i ka sytë nga Euro 2016, një tjetër turne i përmasave të mëdha është zhvilluar në Gjermani. Edhe pse Kombëtarja e Hollandës nuk ka arritur të shkojë në Francë, një tjetër holandez e ka përfaqësuar denjësisht popullin e tij.

Hans Roest është zgjedhur si njeriu me hundën më të madhe në botë.
Ai ka arritur të triumfojë (nëse mund të thuhet kështu) në Kampionatin Botëror të Hundëve, në Bavari.
Këto hundë kaq të rëndësishme testohen duke u bazuar në një sërë kriteresh; gjatësi, gjerësi dhe… higjienë!

Po a ndodh që dikush të mashtrojë?

“Ndodh shpesh që personat që marrin pjesë të fusin gjëra në hundë në mënyrë që ta zmadhojnë atë! Por unë nuk e kam bërë një gjë të tilë. Hunda ime është e gjitha natyrale!” – shprehet kampioni Roest.

“Janë femrat ato që gënjejnë më shumë, kështu i rritet hunda.” – thotë me shaka, zëvendëspresidenti i klubit “Langenbruck Nose.”

Ja pra, ky konkurs i jep mundësisnë të gjithëve atyre që kanë një hundë të madhe, të krenohen me këtë fakt!

“Nuk dua të bëj kurrë një ndërhyrje kirurgjikale. E dashuroj hundën time, edhe pse është e madhe.” – thotë me kënaqësi, fituesi.

Shperndaje