Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Horror në Australi, gruaja lë 14 mace të hanë njëra-tjetrën

(Video) Horror në Australi, gruaja lë 14 mace të hanë njëra-tjetrën
November 23
19:36 2016

Një 43-vjeçare është arrestuar nga policia australiane sepse la të uritura e të mbyllura në një shtëpi, duke i braktisur, 14 mace, të cilat kishin ngrënë njëra-tjetrën për të mbijetuar.

Ngjarja është shënuar në Adelaide, në jug të kontinentit të largët.

Sipas shefit të RSPCA, kjo ngjarje ishte nga më të vështirat: “Kjo ngjarje është një nga më të vështirat që kemi kaluar dhe më zemërthyeset që mund të kemi parë”.

“Ne kemi parë shumë ngjarje të shpifura”, – ka thënë Andrea Lews. “Por kjo është diçka që do të mbesë me ne për një kohë shumë të gjatë”.

Momenti kur inspektorët kanë hyrë në banesë është regjistruar me kamera nga RSPCA dhe mund t’i dëgjojmë teksa flasin: “Kjo është një mace që është ngrënë nga macet e tjera? Mosss!”.

Nga kjo ngjarje horror ka arritur të mbijetojë vetëm një mace, e cila është adoptuar nga një familje tjetër.

“Asnjeri nuk duhet të largohet dhe t’i lërë kafshët të braktisura”, – përfundon Lews. “Çdokush ka përgjegjësinë ligjore dhe morale të kujdeset për kafshët e tij deri në momentin e fundit”. /Blitz.al/

 

3aacd22300000578-3963466-image-a-21_1479888811945

3aacbeed00000578-3963466-image-a-3_1479885985357

 

Komento
Shperndaje