Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Funeral me bikini në Tajvan

(VIDEO) Funeral me bikini në Tajvan
January 05
15:03 2017

Jemi mësuar të shohim funerale të zakonshme që shoqërohen nga të qarat e të afërmve të të ndjerit apo kortezhi shoqërues.

Por funeral me balerina që kërcejnë me bikini është parë për herë të parë në Tajvan.

Rrugët e qytetit Chiayi të Tajvanit u bllokuan nga procesioni funebër për 76-vjeçarin Tung Hsiang, anëtar i këshillit bashkiak, ku merrnin pjesë edhe 50 vajza që kërcenin me bikini sipër makinave. Kjo ishte kërkuar nga vetë familja, sepse zotit Tung i pëlqenin argëtimet.

Qindra njerëz që e ndoqën me kuriozitet kortezhin e shoqëruar nga kërcimet ekzotike të balerinave.  /Blitz.al/

Shperndaje