Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Doni të bëni tatuazh? Ja metoda më e re me morra!

(Video) Doni të bëni tatuazh? Ja metoda më e re me morra!
June 17
11:33 2016

Nëse jeni duke kërkuar gjënë më të çuditshme që dikush mund t’i bëjë trupit të tij, atëherë mendoni për këtë djalë që përdor rreth 1000 morra të uritur mbi krah, për të pasur një “tatuazh” në formën e lepurit.
Eh, 24 orë më pas askush nuk do të donte të ishte në vendin e tij!

Në videon që do të shihni më poshtë, Johnny Fedora përdor një kavanoz me rreth 1000 morra mbi një letër në formën e lepurit mbi krahun e tij, duke e lënë atë për 2-3 minuta. Sigurisht që nuk është e lehtë as për t’u parë, jo më për t’u ndjerë mbi lëkurë, edhe pse mesa duket nga video Fedora e përballon shumë mirë, teksa përshkruan edhe përmasat e ndryshme të insekteve.

Siç shihet, pasi ka kaluar pak kohë krijohet “tatuazhi i shumëpritur”, edhe pse jo pa vuajtje kur mendon se ke pasur aq shumë gojë morrash mbi lëkurën tënde.
Ajo që vjen më pas nuk është edhe aq e bukur, pasi kur ka kaluar pak kohë lëkura fillon të irritohet (normalisht), të skuqet e madje të fryhet.

Për të mësuar më shumë se si dhe çfarë ndodh më pas, shihni videon më poshtë. Po ju a do ta provonit?

Etiketimet
Shperndaje