Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Banorët e Ishujve Faroe, peticion për “Google Street View”. Ndërkohë, përdorin delet për hartën….

(Video) Banorët e Ishujve Faroe, peticion për “Google Street View”. Ndërkohë, përdorin delet për hartën….
July 13
16:31 2016

Rrugët e Ishujve Faroe ende nuk janë futur në hartën e “Google Street View” dhe 50 mijë banorët nuk kanë qenë aspak të kënaqur.

Si rezultat i kësaj ata kanë nisur një peticion në mënyrë që të bindin Google të dërgojë atje aparaturat e veta të pajisura me kamera.

Por ndërkohë, rezidentët e arkipelagut të pozicionuar mes Skocisë, Norvegjisë e Islandës nuk kanë ndenjur duarkryq, por kanë filluar punën duke përdorur delet.

Kjo ide i ka lindur Durita Dahl Andreassen, një vajze të re të zyrës turistike, e cila së bashku me dy kolegë ka krijuar një aparaturë të veçantë të pajisur me videokamera që xhiron në 360° e që mund të fiksohet në shpinën e një deleje prej 70 mijë të tillave që popullojnë vendin.

Sistemi është i pajisur me dy panele diellore e me një bateri rezervë, në mënyrë që kamera të mund të regjistrojë për disa orë rresht e të dërgojë imazhet nëpërmjet celularit.

Ide interesante, apo jo?

Komento