Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendi më i rrezikshëm në botë për të bërë foto

April 15
19:09 2016

Për të vizituar Rio de Janeiro-n ka 100 arsye, ndër të cilat, plazhet dhe resortet përrallore, ushqimet tepër të shijshme dhe jeta e natës e një niveli ndryshe nga vendet e tjera.
Epo, këto i dimë të gjithë, por tani do t’ju bëjmë edhe arsyen e 101, Pedra da Gavea-n, malin që ngrihet 842 metra mbi plazhet e kaltër të Rio-s.
Nga maja e malit mund të shihet i tërë bregdeti atlantiko-jugor, gjë që ka tërhequr një numër jashtëzakonisht të madh turistësh. Por, c’mund të jetë më emocionuese se një vizitë në majën e Pedra da Gavea? Sigurisht, një foto në pjesën më të lartë të saj.
Shumë turistë të huaj dhe vendas kanë guxuar të shkrepin aparatin fotografik në një vend ku jo kushdo mund të bënte një foto.
Për t’ju dhënë një dozë të vogël nga emocionet që mund të përjetoni teksa jeni në Pedra da Gavea, ne do t’ju tregojmë disa nga fotot e shkrepuar në këtë ‘parajsë’.