Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vdes nga kanceri… për t’u kthyer sërish në jetë

Vdes nga kanceri… për t’u kthyer sërish në jetë
March 22
11:20 2016

Eksperienca që Anita Moorjani, e diagnostikuar me kancer, përjetoi pas lajmit të vdekjes së saj, është vërtet shokuese. Rreth 4 vite pas luftës së saj të vazhdueshme me sëmundjen e rëndë, një mëngjes ajo u  zgjua në pamundësi për të lëvizur. Organet e saj jetësore ishin në prag të mosfunksionimit dhe për këtë doktorët besonin se i kishin mbetur jo më shumë se 36 orë jetë. Pas kësaj, Anita humb ndërgjegjen.
“’Kapërceva në një tjetër dimension. Përjetova një ndjesi tërësisht të mbushur me dashuri. Krahas këtyre mësova qartësisht se përse isha sëmurë me kancer, arsyen përse shkova atje dhe për rolin e secilit pjesëtar të familjes në jetën time”, – thotë ajo duke shtuar: “Në dimensionin tjetër arrita të kuptoja shumë gjëra rreth jetës. Kuptova se sa shumë gjëra të tjera ekzistojnë përtej asaj që ne kuptojmë në botën tonë  tredimensionale”.
Pas kësaj eksperience, Moorjani u kthye në jetë, për më tepër totalisht e pastruar nga kanceri! Një ndodhi që lë me gojë hapur jo vetëm mjekët, por këdo që dëgjon këtë lajm.
A e besoni vërtet?

Shperndaje