Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vatikani ka shpikur makinën e parë të kohës?

Vatikani ka shpikur makinën e parë të kohës?
October 27
19:45 2016

Vatikani akuzohet vazhdimisht se fsheh mjaft gjëra të rëndësishme, ndër të cilat të dhëna mbi vrasësit e John Kennedy-t, “Biblën” e shkruar nga Jezu Krishti e shumë të tjera.

Së fundmi, Selia e Shenjtë është akuzuar se po fsheh një makinë kohë.

Ok, kjo është paksa qesharake, por akuza vjen nga disa priftërinj, të cilët kanë zbuluar ditarët e priftit Marcello Pellegrino Maria Ernetti, i cilia shkruante se kishte krijuar një makinë kohe dhe pas përdorimit të saj, kishte parë kryqëzimin e Krishtit dhe kishte marrë pjesë në një ritual të drejtuar nga Quintus Ennius.

Ernetti vdiq në vitin 1994, duke e lënë këtë teori në kuadrin e konspiracioneve, gjë që i shton akoma më shumë hijet e dyshimit se Vatikani po fsheh mjaft gjëra të rëndësishme që mund të jenë në dëm apo në favor të njerëzimit. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë e konfrimuar në muajt në vazhdim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje