Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vajza suedeze, kopja e Adele!

Vajza suedeze, kopja e Adele!
March 17
12:58 2016

Këngëtarja britanike Adele është duke shëtitur botën, në kuadër të turit të saj më të fundit. Por ndërkohë, nëpërmjet Instagram-it, duket se është gjetur zëvendësuesja e saj perfekte, të paktën fizikisht.

22-vjeçarja Ellinor Helborg ka një ngjashmëri të frikshme me yllin londinez. Ajo është nga Suedia dhe vendosi ta shfaqë hapur faktin që ngjan shumë me Adelen vetëm pas insistimit të vazhdueshëm të shoqërisë së saj.

Ellinor është shprehur se ndihet paksa në siklet kur njerëzit i afrohen dhe i kërkojnë autograf. Por siç ndodh rëndom në rrjetet sociale, disa njerëz nuk kanë nguruar të komentojnë se arsyeja e postimit të fotove të saj është për të tërhequr vëmendjen. Ndaj dhe Ellinor  ka shkruar në Instagram: “Nuk dua të ngjaj si Adele apo dikush tjetër. Unë dua të ngjaj vetëm si vetja ime. Kam fytyrën time dhe personalitetin tim. Nëse më ndodh t’i ngjaj një personazhi, kjo është normale, mund ta komentoni, por jo të vini në dyshim e të debatoni faktin se pse unë dukem apo jo si Adele, kjo nuk ka kuptim”.

 

(Burimi: metro.co.uk)

Shperndaje