Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ushtrimi fizik në mënyrë të rregullt mund ta mbajë trupin tuaj 30 vite më të ri

Ushtrimi fizik në mënyrë të rregullt mund ta mbajë trupin tuaj 30 vite më të ri
November 22
22:37 2018

Muskujt e femrave dhe meshkujve që janë në moshë, të cilët janë ushtruar rregullisht për dekada, pothuajse nuk kanë asnjë ndryshim nga format fizike të të rinjëve 25 vjeçarë. Të paktën kështu thotë një studim i ri, i cili ka marrë në studim personat në moshë që kanë nisur të kryejnë aktivitet fizik që në vitet 70’ e deri në ditët e sotme. Kryesisht puna kërkimore u përqëndrua në gjendjen e sistemit kardiovaskular dhe muskujt, pasi është e sigurtë që ato ndryshojnë me moshën, dhe rezultatet ishin befasuese.

Aftësitë aerobike të personave që ishin ushtruar për dekada me rradhë dhe tani janë në moshën 70 vjeçarë, ishin më të mira se atyre të personave “normalë” në të 20-tat. Jo vetëm kaq, ushtrimet në palestër, bicikleta, noti apo sporte e tjera të ushtruara rregullisht, i kanë bërë muskujt e personave në moshë të “mos plaken”. Kjo ka sjellë dhe që enët e gjakut, pjesë e sistemit kardiovaskular, të funksionojnë njësoj si personat e rinj.

Të gjitha këto të dhëna kanë çuar në përfundimin se mosha biologjike e trupit të njerëzve që i përkasin grupit në moshë të vjetër, të jetë 30 vite më e re se mosha kronologjike. Kjo falë ushtrimit të rregullt fizik për dekada. Gjithsesi nuk është ende e qartë se si kjo mënyrë jetesë ndikon direkt në shëndetin e njerëzve apo nëse dieta ushqimore kontribuon në këtë “rini” të përjetshme. E sigurtë është se nëse filloni të ushtroheni rregullisht tani, në çfarëdo moshe të jeni, pas 30 viteve nuk do ti ndjeni ndryshimet e rënda të moshës dhe do ndiheni më mirë se të tjerët, të paktët fizikisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje