Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

UFO në “Zonën 51”? Foto nga Google Maps!

UFO në “Zonën 51”? Foto nga Google Maps!
March 20
23:39 2016

Ka qenë gjithmonë një mister që ka ngjallur kureshtje të madhe, e ashtuquajtura “Zona 51” (Area 51) në Nevada. Që në momentin që NASA e pranoi ekzistencën e saj, kjo zonë është bërë “shënjestër” për të gjithë të apasionuarit dhe studiuesit e UFO-ve, të cilët shpresojnë çdo ditë e më shumë të gjejnë të dhëna për hipotezat e tyre.
Sipas asaj që shkruan “Mirror”, ditët e fundit në këtë zonë ushtarake është vënë re një disk gjigant fluturues, zbulim i arritur nga Google Maps.
Duke vëzhguar mirë këtë zonë nëpërmjet sistemit të hartave të mundësuar nga Google, dallohet një zonë në konstruksion, nga duket ai që mund të jetë një objekt rrethor.

Sipas asaj që thotë Scott Waring – krijues i ufosightingsdaily.com, nuk ka asnjë dyshim që ajo që është fotografuar është një anije aliene e mbajtur e fshehur nga ushtria amerikane. Bëhet fjalë për një objekt jo shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në filmin “Star Wars”. Waring vazhdon më tej duke treguar se kjo foto tashmë është fshirë dhe nuk mund të shihet më nga të tjerët.

Natyrisht që tezat e Scott Waring të bëjnë të mendohesh për këtë temë, edhe duke marrë parasysh se vetëm pak ditë më parë, në faqen e tij, ka postuar fotot e disa monedhave të viteve ‘600, mbi të cilat dallohen objekte që mund të duken si UFO.

Misteri… vazhdon të mbetet i tillë!

Area 51

Komento
Shperndaje