Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U shtir si Justin Bieber për të mashtuar të miturën, 5 vite burg për 50-vjeçarin!

U shtir si Justin Bieber për të mashtuar të miturën, 5 vite burg për 50-vjeçarin!
April 20
15:05 2018

Një 50-vjeçar është arrestuar dhe dënuar me 5 vite burg për mashtrim, pasi u hoq sikur të ishte Justin Bieber për t’i marrë një adoleshenteje foto dhe video nudo.

Tristan Jackman krijoi një llogari false në rrjetet sociale duke përdorur foto dhe video nga këngëtari i njohur kanadez. Kështu, u njoh me një vajzë të re, e cila besonte vërtet se pas llogarisë në rrjetet sociale gjendej Justin.

Përveç kësaj, Jackman mblodhi një koleksion të tërë me porno me vajza nën moshën e lejuar dhe video të meshkujve të ndryshëm duke masturbuar.

50-vjeçari u arrestua nga policia kibernetike dhe u dënua nga gjykata me 5 vite burg, pavarësisht pretendimeve të bashkëshortes së të akuzuarit se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe.

Kjo nuk ishte hera e parë që Tristan Jackman akuzohej për ngacmim seksual, pasi në 2015-ën u arrestua pasi ngacmoi me gishta dhe me gjuhë një vajzë të mitur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje