Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tubimi masiv me njerëz lakuriq, të gjitha në emër të artit

March 30
12:37 2016

1

1
Picture 1 of 2

Hull është zgjedhur si vendi i fundit i organizimit të një tubimi masiv me njerëz lakuriq, të gjitha në emër të artit.

Fotografi i njohur ndërkombëtarisht, Spencer Tunick, është duke punuar rreth një projekti të ri në Mbretërinë e Bashkuar. Tubimi do të fotografohet më 9 korrik në lindje të Yorkshire. Organizatorët shpresojnë se qindra njerëz do të zhvishen për t’u bërë pjesë e projektit  i quajtur si “Deti i Hull”. Pjesëmarrësit do të mbulohen me make-up para se të grumbullohen për të formuar ngjyrat e shumta të detit e forma abstrakte për kamerën.

Puna e Tunick njihet masivisht. Ai shpreson se njerëzit do të ndihmojnë në krijimin e “një deti humanizmi, duke notuar në peizazhin urban”.  “Boja do t’ i ndihmojë shumë njerëzit t’i largohen turpit të të qenit krejtësisht lakuriq”,- ka thënë ai, duke i bërë kështu edhe më të lirshëm, aq sa mendoj se do të krijojnë një performancë mahnitëse”. Puna e Tunick në Britani nuk kufizohet vetëm në këtë projekt, pasi përfshin gjithashtu edhe fotografimin e eventeve të ndryshme në Gateshead dhe Folkestone.

Për sa i përket projektit në fjalë, gjithkush mund të marrë pjesë. Mjafton të jetë mbi 18 vjeç.

Komento
Etiketimet
Shperndaje