Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Transgjinorja hidhet në gjyq nga e ëma, nuk i mori leje për ndërrimin e gjinisë

Transgjinorja hidhet në gjyq nga e ëma, nuk i mori leje për ndërrimin e gjinisë
November 19
11:09 2016

Në një konferencë në Minnesota, një nënë ka deklaruar zyrtarisht se do të padisë vajzën e saj 17-vjeçare sepse nuk i ka marrë leje për ndërrimin e gjinisë, pra kalimin nga djalë në vajzë.

Sipas Jezebel, Anmarie Calgaro po sfidon ligjet e shtetit për sa u përket pavarësisë së fëmijëve, në të cilat thuhet se nëse një adoleshent nuk është i pavarur financiarisht e ekonomikisht nga familja dhe jeton në të njëjtën banesë me familjarët e tjerë, atëherë familja dhe prindërit duhet të japin firmën e tyre lidhur me ndryshimet në organizmin e të riut dhe në procedurat mjekësore. Nëse djali apo vajza janë të pavarur ekonomikisht dhe nuk jetojnë me prindërit ,atëherë ata nuk kanë më të drejta dhe detyrime mbi fëmijët.

NBC News ka mësuar se adoleshentja ka dorëzuar një deklaratë emancipimi dhe maturimi ku thuhet se Calgaro ka bërë të qartë që nuk do të mbajë asnjë kontakt me djalin, tashmë vajzën e saj. Kjo ka ndodhur në 2015-ë.

Nga ana tjetër, Calgaro deklaron se nuk është njoftuar kurrë për këtë deklaratë dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër veçse ta shpërfillë atë. Dhe për këtë ajo jo vetëm që do të padisë të bijën, por edhe shkollën, drejtoritë e shëndetit dhe qendrën shëndetësore.

Adoleshentja ka filluar të marrë hormone që prej 1 viti dhe do të mbushë 18 vjeç korrikun e ardhshëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje