Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tifozi vret veten pas humbjes së Argjentinës: Ishte tifoz i çmendur pas Messit!

Tifozi vret veten pas humbjes së Argjentinës: Ishte tifoz i çmendur pas Messit!
June 24
14:43 2018

 

Humbja e skuadrës argjentinase me Kroacinë në rezultatin 3:0 i ka zhgënjyer pa masë të gjithë tifozët e skuadrës amerikano-jugore.

Ama, njëri prej tyre ka marrë vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës pas kësaj humbjeje.

Alex Duni, 30 vjeç nga India është hedhur në lumë duke gjetur vdekjen e menjëhershme dhe pas kishte lënë një letër.

“Nuk më mbetët më asgjë për të parë në botë. Do të largohem. Askush nuk nuk duhet të jetë përgjegjës për vdekjen time” – shkruante 30-vjeçari. Lajmi është bëri i ditur nga e përditshmja indiane” The Times of India” duke cituar burime të policisë.

Alex nuk ka luajtur futboll, por i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ishte një tifoz i çmendur i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje