Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Thuajini lamtumirë makinave me karburant! E ardhmja – makinat elektrike!

Thuajini lamtumirë makinave me karburant! E ardhmja – makinat elektrike!
April 07
19:45 2016

Mesa kuptohet nga të dhënat e kohëve të fundit, fitimet nga biznesi i prodhimit të naftës do të ulen me kalimin e viteve.

Sipas parashikimeve të “Bloomberg New Energy Finance”, rreth vitit 2040, bumi i shitjeve do t’u përkasë makinave elektrike, të cilat konsiderohen si makinat e së ardhmes. Kjo do të vijë si pasojë e çmimit të ulët të baterive, gjë që do t’i bëjë këto makina më ekonomike e rrjedhimisht më të përhapura në të gjithë botën.

Në vitin 2040, një makinë elektrike do të kushtojë rreth 20 mijë euro dhe numri total i shitjeve i parashikuar për atë vit është rreth 41 milionë.
Vlen për t’u përmendur fakti se shitjet arritën shifrën e 462 mijë makinave të tilla në vitin 2015, me një rritje 60% nga 1 vit më parë.

Çelësi i uljes progresive të çmimeve qëndron në koston gjithnjë e më të ulët që do të kenë bateritë e makinave elektrike.

Sipas Colin McKerracher, analist i “Bloomberg”, çmimet kanë rënë që tani me 65%, krahasuar me vitin 2010 e kjo ulje pritet të vazhdojë.

Komento
Shperndaje