Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“The Economist” publikon listën e 10 qyteteve ku mund të jetohet më mirë

“The Economist” publikon listën e 10 qyteteve ku mund të jetohet më mirë
August 17
13:16 2017

Ashtu siç është bërë traditë nga prestigjiozja “The Economist”, media e njohur ka publikuar listën e 10 qyteteve ku mund të jetohet më mirë bazuar në studimet që ekspertët kanë bërë për sa i përket sigurisë, shërbimit shëndetësor, arsimimit, infrastrukturës dhe gjendjes së mjedisit.

Gjithsej janë vëzhguar 140 qytete, nga të cilat 98 kanë pësuar një rënie krahasuar me vitin e kaluar.

Amsterdami, për shembull, ka pësuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë për shkak të uljes së kriminalitetit, ndërkohë Rejkjaviku ka ngjitur 13 vende nga vendi i 37-të pas një fluksi të madh që Islanda në tërësi pati gjatë këtyre muajve.

Ndërsa Mançesteri dhe Stokholmi kanë pësuar rënie që nga sulmet terroriste.

Më poshtë do t’ju tregojmë 10 qytetet ku mund të jetohet më mirë:

 

  1. Melburn (Australi)

 

  1. Vjena (Austri)

 

  1. Vankuver (Kanada)

 

  1. Toronto (Kanada)

 

  1. Kalgary (Kanada) =

 

  1. Adelaide (Australi) =

 

  1. Perth (Australi)

 

  1. Auckland (Zelandë e Re)

 

  1. Helsinki (Finlandë)

 

  1. Hamburg (Gjermani)

Shperndaje