Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tekstet e 2Pac përfundojnë në korin e Krishtlindjes

December 25
17:03 2016

Një kor kishtar i Krishtlindjes në Sri Lanka u ka rezervuar besimtarëve katolikë në ishullin e largët një surprizë të pakëndshme gjatë meshës së shenjtë.

Në vend të tekstit tradicional, besimtarëve u është dhënë teksti i “Hail Mary”, një këngë kjo hit e legjendarit 2Pac, ku përfshiheshin rreshta si: “Nuk jam një vrasës, por mos më detyro/Hakmarrja është gëzimi më i ëmbël/ Krahas pasjes së një vagine”.

Fotot janë postuar nga Jithendra Antonio, gazetar vendas, në profilin e tij zyrtar në Twitter, i cili ka bërë “tag” Papa Françeskun dhe CNN.

“Hail Mary” apo e njohur si Ave Maria apo Angelic Salutation, është një këngë tradicionale fetare, ndërsa versioni i 2Pac është një këngë që tregon jetën e reperit, përballjen me dhunën, drogën dhe seksin. Kjo këngë u publikua në 1996-n, pasi Tupac ndërroi jetë. /Blitz.al/

 

3b9f455d00000578-4064560-image-a-66_1482643189927 3b9f455800000578-4064560-image-m-63_1482643169214

Komento
Shperndaje