Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të jesh mëngjerash nuk të bën aspak ndryshe nga të tjerët!

Të jesh mëngjerash nuk të bën aspak ndryshe nga të tjerët!
November 28
23:18 2017

 

Kur ishim të vegjël, gjithmonë na kanë mësuar të mos shkruajmë me dorën e majtë, të mos hamë me dorën e majtë, të mos punojmë me dorën e majtë, të përdorim në çdo rast të djathën. Përveç kësaj, të gjithë ata që përdornin të djathtën, ose paragjykoheshin (e vazhdojnë të paragjykohen) ose stigmatizohen.

Prestigjozja “The Guardian” dhe gazetari i njohur i kësaj redaksie, Richard Easterbrook, i kanë dedikuar një shkrim të tërë paragjykimeve, mendësive apo anëve pozitive të të qënurit mëngjerash.

“Unë jam një mëngjerash dhe jam gjithmonë i paragjykuar nga personat që përdorin dorën e djathtë. Mua më thonë gjithmonë: ‘Oooo shiko ky mëngjerashi!’ dhe e thonë në një ton aspak miqësor, por ofendues. Në fakt, të gjithë besojnë se ne kemi diçka mangët ose nuk jemi të barabartë me të tjerët. Për shembull, ne jemi më të mirë në sporte dhe këtë e vërtetojnë studime të ndryshme, të cilat tregojnë se ata që përdorin gjymtyrën e majtë kanë 10% më shumë mundësi të bëjnë një aktivitet më mirë se të tjerët”, – shkruan Easterbrook.

Më pas, ai shton: “Kur isha në moshën 11 vjeçare, mora pjesë në një aktivitet kur fillimisht më pranuar dhe kur nisa të punoja, më thanë vetëm: ‘Mund të përdorësh pak dorën e djathtë, të lutem’. Më vonë, e mësova veten të shkruaja apo të punoja me dorën e djathtë, por nuk kisha të njejtin produktivitet.”

“Në fund të fundit, ka gjëra të cilat na përshtaten ne, ka gjëra që u përhstaten atyre që përdorin dorën e djathtë e këtu nuk ka asgjë të keqe! Është fantastic fakti që ne jemi më të mirë në sporte dhe jemi më socialë – Barack Obama është shembulli më i mirë – por në fusha të tjera si muzika apo politika janë ‘të djathtët’. Nuk ka asgjë të keqe, prandaj le t’i trajtojmë të gjithë të barabartë!”, – e përfundon shkrimin e tij Easterbrook.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni këtu: https://www.theguardian.com/commentisfree/2017/nov/28/left-handers-writing-sports. /Blitz.al/

Shperndaje