Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të flesh më shumë se 8 orë gjumë në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Të flesh më shumë se 8 orë gjumë në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës
December 06
00:32 2018

Sipas, një studimi, të flesh më shumë orë gjumë se ç’duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrën tuaj.

Shuma e kohës që fle një person në ditë lidhet direkt me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së parakohshme.

Studimi, i publikuar në “Journal European Heart Journal”, shqyrtoi të dhënat për 116,000 njerëz të moshës 35-70 vjeç nga 21 vende të ndryshme.

Pas një periudhe ndjekjeje prej gati tetë vjetësh, hulumtuesit regjistruan 4,381 vdekje dhe 4,365 “sëmundje të rënda kardiovaskulare”.

Njerëzit që flinin më shumë se tetë orë kishin një rrezik më të lartë  të prekshin nga sëmundjet e zemrës ose enëve të gjakut në tru, në krahasim me ata që flinin  6-8 orë.

“Mënyra jonë e jetesës po ndikon gjithnjë e më shumë në sëmundjen kardiovaskulare (CVD) dhe vdekjen e parakohshme”- shkruante ekipi i hulumtuesve ndërkombëtarë.

Ata që flinin gjithsej 8 deri në 9 orë në ditë kishin një rrezik prej 5% për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me njerëzit që flinin gjashtë deri në tetë orë.

Ndërkohë, njerëzit që flinin 9 deri në 10 orë në ditë kishin një rrezik në rritje prej 17%  dhe ata që flinin më shumë se 10 orë në ditë një rrezik prej 41 % .

Për mjekët, pyetjet rreth kohëzgjatjes së gjumit për pacientët mund të jenë të dobishëm në identifikimin e sëmundjeve të zemrës e problemeve të enëve të gjakut.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje