Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të bësh dush të nxehtë djeg aq kalori sa dhe vrapi!

Të bësh dush të nxehtë djeg aq kalori sa dhe vrapi!
October 24
15:12 2017

 

Nëse keni planifikuar të bëni një vrap të gjatë te Liqeni apo në bulevard për të humbur disa kalori, bëni mirë të uleni dhe një herë.

Dr. Steve Faulkner, nga universiteti Loughborough është shprehur për revistën shkencore “The Conversation” se njerëzit duhet të eliminojnë vrapin dhe të shtojnë herët kur do të bëjnë një dush të nxehtë për të humbur disa kalori.

“Një banjo e nxehtë ka qenë gjithmonë një nga gjërat më relaksuese të ditës, si një nga mënyrat për të parandaluar diabetin”, – shprehet dr. Faulkner. “Ne kemi studiuar 14 persona të cilët kanë shijuar një banjo me ujë të nxehtë 104 gradë Fahrenheit për një orë dhe xhiro me biçikletë për 1 orë.”

“Sheqeri në gjak ishte në të një masë sërish, por sasia më e madhe e sheqerit ruhej në organizëm pas vaktit  kur i studiuari bënte vrap sesa kur bënte një banjo të nxehtë.”, – shton Faulkner.

Prandaj, bëni pak më shpesh dush me ujë të nxehtë sesa xhiro me biçikletë ose vrapim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje