Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tatuazhet forcojnë sistemin imunitar?

Tatuazhet forcojnë sistemin imunitar?
March 18
19:31 2016

Po kërkoni një arsye të fortë për të bërë tatuazhin që keni dashur gjithmonë?

E pra, shkenca ju vjen në ndihmë pasi një studim i ri tregon se bërja e shumë tatuazheve nxit përgjigjen tuaj imunologjike, duke e bërë trupin më të aftë për të luftuar infeksionet. Por ju duhet më shumë sesa një tatuazh për të parë përmirësimet.

Sipas studiuesve të Alabamës, të kesh shumë tatuazhe në trup është si të merresh me sport. Kur nis në fillim trupi është më tepër i ndikueshëm. Në palestër, kjo do të thotë të luftosh me muskujt. Kur bëni fillimisht tatuazh procesi ju shkakton lodhje në përgjithësi nisur edhe nga fakti psikologjik se pse e lejuat veten të injektoni diçka të papastër në trup. Pas disa ditësh në palestër, muskujt fillojnë t’ju forcohen por edhe t’ju dhembin.  Studiuesit donin të kuptonin nëse e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me tatuazhet.

Sipas rezultateve, po! Ata verifikuan, duke rekrutuar vullnetarë, se sa tatuazhe kishte secili dhe në sa seanca i kanë bërë. Me këto të dhëna ata analizuan mostrat e gjakut  për të vlerësuar nivelet e imunoglobulinës A, një antitrup dhe kortizolit, një hormon stresi.

Ekipi zbuloi se njerëzit që bënë tatuazhin e tyre të parë kishin një rënie të madhe të imunoglobulinës A në sajë të rritjes së nivelit të kortizolit. Ata që kishin shumë tatuazhe rezultuan me nivelin më të ulët të imunoglobulinës A, duke forcuar kështu reagimin imunologjik. Studimi është kryer në 24 femra  dhe 5 meshkuj, një numër aq sa për ta ngritur zërin mjaftueshëm se diçka mund të thuhet. Shkurtimisht, ajo që duam të themi është se nëse doni të rrisni sistemin tuaj imunitar, të bësh tatuazhe  është një nga mënyrat ose thjesht këtë përfundim mund ta përdorni si një arsye më shumë  nëse doni të shënjoni lëkurën tuaj.