Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tashmë keni mundësinë të “flini” me Drakulën

Tashmë keni mundësinë të “flini” me Drakulën
October 19
15:46 2016

Nëse po kërkoni një destinacion të përshtatshëm për të kaluar natën e Halloween-it, atëherë kemi një zgjidhje për ju: kështjella e Drakulës në Transilvani.

Mjafton të regjistroheni në konkursin e hapur nga Airbnb dhe të jeni një nga dy fituesit që do të kalojnë natën në Karpatet rumune falas.

Qëndrimi aty do të përfshijë të gjitha vaktet dhe aktivitetet e mundshme që mund të zhvillohen në kështjellë (falas) dhe të gjithë vizitorët do të priten nga Drace Stoker, një nga stërnipërit e Bram Stocker, autorit dhe krijuesit të kontit Drakula.

Çfarë duhet të bëni për të qenë përkrah “vampirëve” në natën e 31 tetorit? E thjeshtë, shkruani një postim të shkurtër se ç’do të thoshit e ç’do të bënit nëse do të ishit përballë kontit të famshëm.

Ata që do të arrijnë të futen në kështjellë duhet t’u binden disa rregullave të veçanta, p.sh. nuk lejohet mbajtja e hudhrave, sendeve prej argjendi dhe kryqit, si dhe ndalohen sidomos pasqyrat.

Edhe një gjë: mbyllni perdet kur të dalë dielli! /Blitz.al/

 

bran-dracula-castle-night-romania-eastern-europe-romanian-people-culture

Etiketimet
Shperndaje