Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tampon me kanabis, metoda më e re për të ndaluar dhimbjet menstruale 

Tampon me kanabis, metoda më e re për të ndaluar dhimbjet menstruale 
June 11
17:46 2018

Menstruacionet shoqërojnë një pjesë të mirë  në jetën  vajzave. Disa prej tyre janë me fat dhe nuk përjetojnë dhimbje të veçanta fizike ndërsa për disa të tjera dhimbjet janë të mëdha dhe serioze. Ka kohë që hulumtimet farmaceutike po kërkojnë një ilaç që mund ta lehtësojë dhimbjen e vajzave që vuajnë më shumë.

Në SHBA është krijuar një produkt i ri për të reduktuar dhimbjen dhe për ti lejuar gratë të kapërcejnë fazën më serioze. Bëhet fjalë për një tampon por me kanabis i cili mund t’i bëjë të buzëqeshin përsëri.

Është në madhësin e një tamponi klasik dhe është vendosur në tregun amerikan nga kompania “Floria”  dhe vepron 15 deri në 30 minuta pas futjes vaginale.

Ai përmban 60 miligram THC, element psikoaktiv kanabis i cili në këtë rast ka funskion qetësues dhe 10 miligram CBD element kurativ që lufton inflamacionin. Doza e THC nuk krijon asnjë ndryshim mendor të 0atyre që e përdorin.

Produkti shitet në një kuti të plotë me 4 tampona, dhe ka një kosto prej 25 eurosh dhe ka kaluar edhe testin për marketing.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje