Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Surprizon Google në urimin për Ditën e Tokës

April 22
13:19 2016

Është tashmë e njohur që për çdo rast të rëndësishëm, Google vendos të ndryshojë pamjen tradicionale duke vendosur nga një “doodle” në lidhje me temën përkatëse të ditës.

Këto “doodles” janë gjithnjë të ndryshme dhe të krijuara me fantazi për të dhënë një mesazh të caktuar me anë të animacionit të përdorur në foto.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Google ka vendosur të surprizojë duke ndërtuar 5 “doodles” të ndryshëm, për të paraqitur 5 cikle të ndryshme të tokës.

Këto 5 skica janë vizatuar nga artistja Sophie Diao, e cila është shprehur: “Toka jonë është e mrekullueshme. Ka aq shumë pamje të bukura për të paraqitur, por unë vendosa të përqendrohem te shkëmbinjtë nënujorë të tundrës, pyjet, livadhet, shkretëtirat dhe koralet. Mendoj se mesazhi është gjithëpërfshirës”.

Teksa klikoni sot Google, mos u habisni kur pamja të jetë e ndryshueshme vazhdimisht, pasi të pesta skicat do të paraqiten në kohë të ndryshme.

Etiketimet
Shperndaje