Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Nice – Gruaja gjen foshnjën e saj 8-muajshe pas apelit për ndihmë në Facebook

Sulmi në Nice – Gruaja gjen foshnjën e saj 8-muajshe pas apelit për ndihmë në Facebook
July 15
10:27 2016

Na vjen edhe një histori me fund të lumtur nga mbrëmja e djeshme e terrorit në Nice të Francës.

Quhet Tiava një nënë e cila gjatë sulmit, në momentet kaotike të largimit nga kamioni i vdekjes, humbi vogëlushen e saj 8-muajshe.
Në një situatë në dukje pa shpresë, ajo ka menduar që një apel në profilin e saj në Facebook do ta ndihmonte ta rigjente të bijën.

“Shpërndajeni lajmin, nëse mundeni. Kemi humbur vajzën tonë 8-muajshe. Nëse dikush do ta shohë, ta marrë me vete!”

Tiava1

Kalojnë pak minuta dhe mrekullia ndodhi! Dikush që kishte lexuar mesazhin në Facebook, telefonon Tiava-n për t’i thënë:

“E gjetëm, është këtu me ne!”

Lajmi i gëzueshëm i ka qetësuar familjarët, të cilët falenderojnë njerëzit për ndihmën e dhënë.

“Falenderime pafund për të gjithë ata që na ndihmuan e që na çuan mesazhe mbështetjeje!”

Etiketimet
Shperndaje