Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sulmet terroriste në Bruksel, sajesë mediatike?!

April 01
09:15 2016

...

...
Picture 1 of 6

A ju ka shkuar ndonjëherë mendja se ‘zhurma’ që po shkaktojnë atentatet e fundit në mbarë Europën janë thjesht një mënyrë për të manipuluar njerëzit?
Termi “Flase flag” tashmë nuk është më i panjohur, dhe në shumë raste gjatë historisë së qeverive të ndryshme botërore, është pranuar përdorimi i kësaj metode për të arritur një qëllim të caktuar!
Bashkëpunëtori kryesor i qeverive në këtë mes: Media!
Viktima: Ne, njerëzit e thjeshtë të cilët e ndërtojmë përditshmërinë duke përtypur atë që na serviret nga mediat anembanë globit!

Rreth kësaj teme kërkon të hedhë dritë një video italiane e titulluar “Atentati në Bruksel, e vërteta tjetër!”
Teoria mbi të cilën ndërtohet kjo video lidhet pikërisht me një “False flag”, edhe në atentatet e 22 marsit në Bruksel! Sipas asaj që kuptohet në video, këto sulme u krijuan me një qëllim të caktuar, të menduar mirë nga qeveritë! Qëllimi? Epo, rritja e nivelit të islamofobisë, zvogëlimi i botës arabe dhe krijimi i një rendi të ri botëror, i cili do të tentojë të kontrollojë popujt, nëpërmjet një sistemi policor e shërbimesh sekrete në dukje të ndara, por me të njëjtin qëllim!

Rreth shpërthimeve në Bruksel, ato që të habisin janë disa elemente që të bëjnë të dyshosh rreth vërtetësisë së asaj që kemi parë. Duke cituar autorin e videos, mund të përmendim:

  • Një çift që po çohet nga dyshemeja për të ikur, ndërkohë që fëmija që mer burri në krahë nuk është gjë tjetër veçse një kukull plastike.
  • Në contrast me atmosferën e paraqitur, me tymin, shkatërrimin, duken fytyra krejt të relaksuara të njerëzve.
  • Burra të ciliët në fillim të pamjeve duken të vdekur, në dysheme, pak më vonë shfaqen duke u çuar e duke lëvizur të qetë.
  • Nga fotot që qarkullojnë, duken njerëz me rroba të grisura e të shkatërruara, ama asnjë gërvishtje në trup.
  • Nga videot e transmetuara më 22 mars, duken qartë pjesë të videove të transmetuara edhe në atentatet në Rusi në vitin 2011, por të modifikuara!

Cila do të ishte mënyra më e mirë për t’i parë gjëra të tilla, pa u ndikuar nga ajo që mediat duan të transmetojnë? Mjafton thjesht të shikosh pamjet me vëmendje, duke mos dëgjuar se ç’ka thonë gazetarët!

Duket e vështirë të marrësh një informacion të tillë dhe ta shohësh me kthejlltësi të plotë, sidomos kur impakti i sulmeve në vende të ndryshme të botës është shumë i madh! Ama, e keni në dorë vet se ç’të besoni! Për më shumë shikoni videon:

Komento
Etiketimet
Shperndaje