Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Studimi: Vendet e punës në Shqipëri dominohen nga persona me arsim të ulët

Studimi: Vendet e punës në Shqipëri dominohen nga persona me arsim të ulët
March 21
14:43 2019

Në Shqipëri vendet e të punës dominohen nga personat me edukim të ulët me më pak se 8 vjet.
Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore e cila analizon trendet e punësimit  punësimit në  Ballkan ka treguar se të punësuarit në Shqipëri përgjatë 2017-2018 në rreth 45 për qind të tyre kanë edukim shkollor të ulët, kundrejt 22 për qind të mesatares rajonale.

Ndërsa në rajon janë vërejtur zhvillime krejt të kundërta, ku përgjatë vitit 2017-2018, punonjësit me edukim të ulët kanë humbur vendet e punës.

Mesatarisht në rajon vendet e punës u shkurtuan për 3.8 për qind në punonjësit me edukim të ulët, ndërsa vendet e punës për arsimin e lartë u shtuan me 4.2% dhe 1.2 për qind për ata me arsim të mesëm.
Përjashtim me trendin rajonal kanë bërë vetëm Maqedonia dhe Shqipëria ku punësimi për për punonjësit me arsim fillor u rrit.
Më së shumti në grupin e punonjësve me arsim fillor dominojnë gratë.

Në Ballkanin Perëndimor, përqindja e grave me nivel të ulët të arsimimit në mesin e popullsisë në moshë pune është më e madhe se përqindja e femrave të arsimuara në fuqinë punëtore.
Punësimi u rrit më shumë në përsonat me arsim të mesëm (përveç Kosovës) dhe atyre me arsim të lartë (përveç Maqedonisë së Veriut).

Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe sidomos Mali i Zi raportoi rritje në punësimin e atyre me arsim të ulët. /Blitz.al/

Burimi: Monitor

 

 

Share