Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi: Nëse keni një qen, jeni më pak të prirur për të tradhtuar partnerin/en

Studimi: Nëse keni një qen, jeni më pak të prirur për të tradhtuar partnerin/en
September 06
10:06 2016

Ky studim është një vërtetim i shprehjes “më thuaj më kë rri të të them se si je”. Dhe këtë herë kjo do të thotë më shumë sesa thjesht ngjashmëri në pamje apo sjellje.

IllicitEncounter.com është një faqe interneti e cila merret me studimin e marrëdhënieve në çift në bazë të asaj që tregojnë vetë përdoruesit. Duke survejuar mbi besnikërinë në çift, ata kanë dalë në rezultatin se padronët e qenve janë më besnikë se të tjerët.

Ndërkohë që personat të cilët kishin një mace në shtëpi ishin më pak besnikë (rreth 25% më pak).

“Ka disa studime shkencore që vërtetojnë se qentë i bëjnë pronarët e tyre më të lumtur, më të shëndetshëm dhe tanimë do të shtohet në listë edhe besnikëria…”, – ka treguar drejtuesi i studimit, Christian Grant.

Studiuesit janë të mendimit se duke qenë se qentë janë kafshët më besnike, dashuria që padronët e tyre kanë për këto kafshë i bën të influencohen edhe nga karakteristikat që ata kanë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje