Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Studimi i fundit: Në Mars ka mjaftueshëm oksigjen që të mbështesë jetën

Studimi i fundit: Në Mars ka mjaftueshëm oksigjen që të mbështesë jetën
October 24
11:36 2018

Shkencëtarët njoftojnë së fundmi se në ujërat tokësore të planetit të kuq mund të ketë oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur jetën në formën e kafshëve të thjeshta, ndoshta si sfungjerët e detit.

“Në tokë, oksigjeni është nxitësi më i fuqishëm për evolucionin.” – shprehet Vlada Stamenkoviç, fizikant planetesh në laboratorin e NASA-s, Jet në Kaliforni.

Studiuesit thonë se oksigjeni në tokë lindi rreth 2.35 miliardë vjet më parë në një “event madhor oksigjenimi”, ku bakterie fotosintetike çliruan masa të mëdha në atmosferë që deri atëherë ishte e varfër me oksigjen. Në atë moment lindën dhe format më komplekse të jetës.

Në atmosferën e Marsit oksigjeni qëndron në 0.145%, krahasuar me rreth 21% në ajrin e Tokës, ndërsa vetë dendësia e atmosferës së Marsit është vetëm sa 0.6% e atmosferës së Tokës. Kjo do të thotë që në Mars oksigjeni është shumë i rrallë.

Sipas këtij studimi, në afërsi të sipërfaqes së Marsit dhe në kushte të caktuara presioni ka masa të konsiderueshme oksigjeni, të cilat përfundojnë duke u çliruar në ujërat pranë sipërfaqes së këtij planeti, të cilat janë më se të mjaftueshme për të mbështetur jetën aerobike.

Stamenković thotë se ajo që kërkohet janë ujëra të kripura, ku mund të krijohen dendësime oksigjeni, edhe në atmosferën e rrallë të Marsit. Ky proces funksionon më mirë në temperatura të ulëta, siç mund të jetë pranë poleve të planetit ose në zonat e ulëta, ku presioni i ajrit është rreth tre herë më i madh se  në lartësi.

Studiuesi shprehet se sipas kësaj teorie do të krijohen instrumente me valë të ulëta elektromagnetike për të hetuar nënsipërfaqen e planetit për ujëra të kripur me përqendrime oksigjeni.

Të tjerë studiues po zhvillojnë mënyra për të shpuar në sipërfaqen e planetit me qëllim marrjen e mostrave nga këto ujëra, pas zbulimit të tyre.

“Gjithsesi ka shumë kritere të tjera për zhvillimin e jetës aerobike përvec oksigjenit”, – tha shkencëtari planetar David Catling, i Universitetit të Washington-it , duke përmendur ekzistencën e karbonit organik, temperaturat e ngrohta dhe ujin jo të kripur që funksionon si ruajtës i jetës. /Blitz.al/

 

Share