Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studimi i fundit i NASA-s: “Europa” – vendbanimi i ardhshëm i alienëve!

Studimi i fundit i NASA-s: “Europa” – vendbanimi i ardhshëm i alienëve!
May 19
22:43 2016

Menduat se bëhet fjalë për kontinentin e Europës? Në fakt jo.

“Europa”  është një nga 67 hënat e Jupiterit, ku shkencëtarët kanë gjetur disa prova të tjera lidhur me faktin se kjo hapësirë mund të jetë vendbanimi i alienëve (apo i ndonjë lloji tjetër). Kjo hënë, ka kohë që është cilësuar nga NASA si vendi ku jeta do të jetë e mundur si në planetin tonë. Kjo sepse kjo hënë ka oqeane me thellësi të mëdha që përmbajnë shumicë kripe (njësoj si në Tokë).

Por një studim i ri ka treguar se jo vetëm kripa por edhe elementet kimike në oqeanet të kësaj hëne mund të jenë të ngjashme me ato që gjenden në Tokë, sidomos kur bëhet fjalë për hidrogjenin dhe oksigjenin, gjë që bëjnë të mundur edhe jetën në këtë hapësirë.

Shkencëtarët bëjnë me dije se bazë për krijimin e jetës në një planet të zakonshëm janë shpërthimet vullkanike; diçka e tillë është e vështirë të ndodhë në hënën “Europa” dhe duket se planeti Tokë është unik për sa i përket kësaj, por gjithsesi skuadra që po merret me këtë çështje ka dalë në përfundimin se sasia e hidrogjenit dhe oksigjenit që ndodhet në këtë vend mund të jetë e mjaftueshme që alienët të jetojnë aty.

Gjithashtu, sipas studimeve më të avancuara bëhet me dije se në këtë hënë ka ende hapësira për krijim të mëtejshëm të hidrogjenit, si dhe po vërehet më tepër nëse ka mundësi që thellësitë e oqeanit të gjenerojnë më tepër masa oksigjeni si pasojë e cikleve dhe qarkullimit. Por nëse të dyja këto elemente arrijnë kuotat që shkencëtarët mendojnë se janë të mundura të arrihen, e vetmja gjë që mbetet më pas është krijimi i jetës.

NASA po planifikon një fluturim për në “Europa” në vitin 2020, për të bërë të mundur dërgimin e një pajisjeje të veçantë në  thellësitë e oqeanit për të vërtetuar ose hedhur poshtë hipotezat e deritanishme. Gjithashtu ata po përpiqen të gjejnë nëse elemente të tjera të nevojshme për krijimin e jetës si, karboni, nitrogjeni, fosfori dhe sulfuri, gjenden apo jo në hënën “Europa”.

Nëse NASA vërteton hipotezat, atëherë duhet t’i urojmë mirëseardhjen një vendi tjetër ku jeta do të jetë e mundur dhe pse jo, të mund edhe ta vizitojmë!

Komento
Shperndaje