Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim – Tipari më i rëndësishëm i fytyrës suaj? Asnjë nga ato që ju mendoni…

Studim –  Tipari më i rëndësishëm i fytyrës suaj? Asnjë nga ato që ju mendoni…
June 26
09:37 2016

Sipas jush, cili është tipari kryesor që e bën fytyrën tuaj të bjerë në sy?
E teksa ‘llogjika’ e zakonshme do ju shtyjë të mendoni për hundën, sytë, gojën, janë vetullat ato që kanë vlerën më të madhe!

Sipas asaj që raporton ‘Yahoo’, përtej funksionit të tyre si një filtër ndaj pluhurit, papastërtive e djersës që mund të bien mbi sy, vetullat kanë një domethënie të fortë sociale për shprehjet emocionale aq sa dhe për njohjen e fytyrës.

Shumë janë vajzat që do të dëshironin ‘harqet’ e modeles Cara Delevingne, e nëse kjo gjë nuk u dhurohej që nga lindja, metodat aq shumë popullore të ditëve të sotme do u vinin në ndihmë kujtdo për t’u dukur sa më bukur.

Tashmë, më në fund fiksimi ynë për ‘harqet’ është mbështetur edhe nga faktet.
Në një studim të fundit të kryer nga “University of Lethbridge” në Kanada, studiuesit i treguan njerëzve 25 fotografi të personazheve të njohur pa vetulla, të ndjekura këto me 25 foto të personazheve pa sy.
Pjesëmarrrësit arritën të gjenin 56% të VIP-ave të treguar pa sy, por nga ana tjetër vetëm 46% të tyre pa vetulla.
Përfundimet? Vetullat janë më të rëndësishme se sytë në qoftë se doni t’i mbeteni dikujt në mendje për një kohë të gjatë!

Etiketimet
Shperndaje