Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Studim: Të gjitha grupet e gjakut mund të konvertohen në dhurues universal

Studim: Të gjitha grupet e gjakut mund të konvertohen në dhurues universal
June 24
22:34 2019

Në korrik të vitit të kaluar, Kryqi i Kuq Amerikan deklaroi një mungesë urgjente të gjakut, ku u shpreh se nuk po merrte donacione të mjaftueshme për të ndihmuar të gjithë pacientët që kishin nevojë për gjak.

Por së fundmi, studiuesit nga Universiteti i “British Columbia” mund të kenë gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemin.

Gushtin e kaluar, ata paraqitën hulumtimet e tyre në një takim, dhe tani rezultatet janë botuar në revistën e njohur “Nature Microbiology”.

Sikurse e dimë, grupet e gjakut janë të ndryshme për shkak të sheqernave në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut që trupi krijon. Grupi A ka një lloj sheqeri dhe grupi B ka një tjetër; Grupi  AB i ka të dy sheqernat. Grupi 0 nuk ka sheqer.

Siç e dimë, nëse një person merr një transfuzion gjaku të një grupi gjaku që nuk është i tyre, sistemi i tij imunitar do të sulmojë dhe do të vrasë qelizat e dhuruara të gjakut.

Për shembull, një person me grup gjaku A nuk do të mund të merrte kurrë një dhurim të grupit B, sepse sistemi i tyre do të refuzonte gjakun e ri pasi sheqernat nuk do ishin “të sakta”. Për shkak se gjaku i grupit 0 nuk përmban sheqer, çdokush mund ta marrë atë, duke u cilësuar si grup gjakut i pranuar universalisht.

Në të kaluarën, studiuesit zbuluan se disa enzima (molekulat që shkaktojnë reaksione kimike) mund të hiqnin sheqernat nga qelizat e gjakut A, B dhe AB, duke i konvertuar ato në tipin më të dobishëm, 0.

Megjithatë, siç vuri në dukje studiuesi Stephen Withers , ata ende nuk kishin zbuluar një enzimë që ishte efikase, e sigurtë dhe ekonomike.

Kështu, kërkimet e tyre për atë enzimë u fokusuan në zorrën e njeriut. Withers dhe ekipi i tij tashmë e dinin se muret e aparatit të tretjes përmbanin të njëjtat sheqerna të gjetura në qelizat e gjakut dhe se enzimat bakteriale brenda  njerëzore i hiqnin ato sheqerna nga muret në tretjen e energjisë.

Duke përdorur këtë njohuri, studiuesit ishin në gjendje të izolonin një enzimë që heq sheqernat nga grupet e gjakut A dhe B, duke i transformuar ato në grupin 0. Kjo enzimë ishte 30 herë më efikas se çdo enzimë e zbuluar më parë.

Tani për tani studiuesit po kontrollojnë dy herë zbulimin e tyre. Hapi i ardhshëm do të jetë për të testuar enzimën në një mjedis klinik, i cili do të ndihmojë për të kuptuar nëse proçesi i konvertimit prodhon ndonjë pasojë të padëshirueshme.

Të gjitha testimet shtesë mund të zgjasin akoma. Por Withers është optimist se enzima e ekipit të tij mund të jetë përparimi që ne kemi nevojë për të siguruar që të gjithë ata që kanë nevojë për dhurim të gjakut në të ardhmen do të jenë në gjendje të marrin./Blitz.al

Share