Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Seksi oral rrit rrezikun për kancerin e kokës dhe të qafës

Studim: Seksi oral rrit rrezikun për kancerin e kokës dhe të qafës
May 27
13:31 2016

Studiuesit tregojnë se ekziston një lidhje e fortë mes virusit Human Papilloma (HPV) – i cili mund të transmetohet me anë të seksit oral – dhe kancerit të kokës e të qafës.

Lajmi i mirë pas këtij informacioni është se një virus i tillë mund të dallohet duke bërë gargarë ose mund të parandalohet duke u vaksinuar.

Studimi i kryer ka përfshirë afërsisht 97,000 njerëz në dy faza.
Këta persona si fillim kryen metoda të gargarës për të konfirmuar që ishin të paprekur nga kanceri. Më pas studiuesit ekzaminuan pjesëmarrësit në 4 vitet e ardhshme dhe zbuluan 132 raste të kancerit të kokës dhe të qafës.

Më pas të gjithë këta njerëz u krahasuan me 3 të tjerë të cilët ishin “të pastër”.

Për shumë kohë mendohej se pacientët me kancer në kokë e në qafë rezultonin të tillë në shumicën e rasteve nga konsumimi i duhanit dhe i alkoolit. Por një rritje e shpejtë e numrit të rasteve të tilla i bëri mjekët të spekulojnë se mund të ekzistojë një shkak tjetër, gjë që e tregon studimi i kryer që dëshmon se HPV-16 ndikon në zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe e rrit rrezikun me 7 herë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje