Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Ju pëlqen “humori i zi”? Do të thotë se jeni më inteligjentë

Studim: Ju pëlqen “humori i zi”? Do të thotë se jeni më inteligjentë
January 31
16:45 2017

Ju vjen për të qeshur nga batuta, të cilat i fusin drithmat pjesës më të madhe të njerëzve? Ata që ju rrethojnë mërziten se ju shpesh bëni humor disi të çuditshëm?

Rri të qetë: ndoshta ata janë më pak inteligjentë se ju!

Këtë gjë sugjeron një studim i ri, i cili thotë se njerëzit të cilëve u pëlqen “humori i zi” kanë koeficient më të lartë inteligjence.   

Studimi i publikuar në revistën “Cognitive Processing” ka ekzaminuar një kampion prej 156 pjesëmarrësish dhe i ka vëzhguar ndërkohë që shihnin pjesë humoristike të pasura me “shaka pa kripë”.

Studiuesit e Universitetit Mjekësor të Vjenës janë përpjekur të kuptojnë nëse pjesëmarrësit, pasi kanë dëgjuar batutat i kanë marrë ato si të mira, vulgare apo aspak të hijshme. Më pas janë studiuar aspektet verbale e joverbale luhatjet e humorit dhe agresiviteti.

Personat të cilët kanë vlerësuar “humorin e zi” arritën të merrnin më shumë pikë në inteligjencën verbale e atë joverbale. Madje ishin po të njëjtët që kishin më pak mundësi për probleme të humorit dhe agresivitetit.

Këto rezultate dolën duke u bazuar edhe te mosha dhe seksi.

Pra, sipas studiuesve, këto rezultate tregojnë se njerëzit që preferojnë “humorin e zi” me shumë mundësi janë më inteligjentë. Kjo edhe për faktin se ky lloj humori është më kompleks. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje