Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim – Ju është thyer zemra? Ja sa kohë ju duhet për të harruar ish-in

Studim – Ju është thyer zemra? Ja sa kohë ju duhet për të harruar ish-in
May 21
14:02 2016

Rrethoni një datë në kalendar dhe mendoni se ajo do të jetë dita kur zemra juaj e lënduar do të shërohet plotësisht.

Të jeni të sigurt se kushdo të cilit i është thyer zemra do t’ju tregojë se ndjesia sikur zemra po ju del nga kraharori, konfuzioni, mërzia e ndjenja të tilla do të zhduken një ditë e kështu ju do të ktheheni të jeni po të njëjtët si më parë.

Por sa kohë duhet për të shpëtuar nga të qenit një “zombie” që vuan?

Sipas asaj që thotë Paul Hokemeyer – terapist i familjes dhe i martesës – duhen rreth 90 ditë.

Nuk mund të themi ende nëse ky është një lajm i mirë apo i keq.

“Menjëherë pas ndarjes njerëzit kalojnë në një fazë luftimi e ngrirjeje. Në këtë moment ndiejnë zemërim të thellë, ankth ose edhe deri në depresion. Është kjo faza që zakonisht zgjat rreth 90 ditë pas ndarjes”, – shprehet Hokemeyer.

Dëshmi shkencore tregojnë se duhen pikërisht kaq ditë për trurin që të rigjenerohet e kështu të vijë ndryshimi në jetë.

U qetësuat tani?
Nëse mendonit se zemra juaj ishte shndërruar në një gur dhimbjeje, mos u mërzisni më shumë, sepse gjithçka do të kalojë pas 3 muajve.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje