Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim i ri: Të vdekurit mund të rikthehen në jetë!

Studim i ri: Të vdekurit mund të rikthehen në jetë!
May 03
19:02 2016

Një kompani “Biotech” në SHBA ka marrë leje për të rekrutuar  20 pacientë, të cilët kanë qenë të deklaruar klinikisht të vdekur nga dëmtime traumatike në tru. Kompania do të provojë nëse pjesë të sistemit të tyre nervor qendror mund të sillen përsëri në jetë. Shkencëtarët do të përdorin një kombinim të terapive, të cilat përfshijnë injektime në tru me qeliza burimore të peptidës dhe të vendosin laser e teknika stimuluese nervore që kthejnë pacientët nga koma. Pacientët do të monitorohen për disa muaj, duke përdorur një pajisje të imazhit të trurit për të kërkuar shenja rigjenerimi. Shkencëtarët besojnë se qelizat burimore të trurit mund të jenë në gjendje të fshijnë historinë dhe të fillojnë përsëri jetën e tyre.

“Për të marrë një iniciativë të tillë të ndërlikuar ne jemi duke kombinuar mjete biologjike dhe mjekësi rigjeneruese me pajisje ekzistuese të përdorura për stimulimin e sistemit qendror”,- ka thënë dr. Ira Pastor nga kompania “Biotech”.

Një person konfirmohet i vdekur kur truri i tyre ka humbur funksionin përgjithmonë. Por edhe pse truri ka vdekur njerëzit mund të jenë teknikisht të gjallë. Trupat e tyre mund të qarkullojnë gjak, të tretin ushqimin, të balancojnë hormonet etj. Studimet kanë sugjeruar se disa veprimtari vazhdojnë edhe pas vdekjes së qelizave të trurit. Nëpërmjet këtij studimi shkencëtarët do të fitojnë njohuri të veçanta për gjendjen e vdekjes së trurit të njeriut dhe do të kenë lidhje të rëndësishme në zhvillimin e ardhshëm terapeutik për çrregullime të rënda të ndërgjegjes, si gjendja e komës.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje