Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim i frikshëm, 100 gjermanë në vit humbin jetën nga masturbimi

Studim i frikshëm, 100 gjermanë në vit humbin jetën nga masturbimi
May 25
22:40 2018

Një studim nga palotologu mjeko-ligjor Harald Voß ka treguar se çdo vit në Gjermani një numër i lartë i vdekshmërisë lidhet me praktikat e rrezishme të masturbimit.

Masturbimi arrin të vrasë deri në 100 gjermanë në vit. Është një fakt shumë absurd dhe pothuajse në kufi të pabesueshmes por është e sigurt që në Gjermani kjo po ndodh. Sipas një studimi të publikuar në disa gazeta gjermane por edhe angleze si Daily Mail në Gjermani rastet e çuditshme të vdekjes gjatë masturbimit janë rritur jashtëzakonisht shume. Një rast ektrem ka qenë një burrë i cili ka veshur një mushama një kostum zhytjeje dhe një qese ne kokë dhe është ulur pranë një sobe duke u përpjekur të shkrinte feta djathi në trupin e tij. Ai fatkeqësisht ka humbur jetën, dhe ngjarja ka ndodhur në Hamburg të Gjermanisë.

Një tjetër djalë humbi jetën sepse po përpiqej të arrinte në orgazmë duke lidhur dritat e pemës së Krishtlindjes në thithkat e tij. Rasti ka ndodhur në Halle dhe i riu vdiç si pasojë e elektroshokut. Numri i rasteve të ngjashme është shumë i lartë edhe pse nuk raportohen. Vdekja nga auto-erotizmi është dëshira për të arritur një orgazmë të madhe, duke i privuar vetes edhe oksigjenin. Kjo rritje e madhe e numrit të viktimave nga kjo praktikë po bëhet  shumë shqetësuese në Gjermani.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje